Një zjarr i madh ka përfshirë të mërkurën një fabrikë të metalit në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.
Policia bëri të ditur se njoftimi për rastin është pranuar rreth orës 16:10, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, zjarri është lokalizuar dhe shuar, pa persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve dhe po trajtohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale.
/Demantim News/