Zjarri që përfshiu zonën e Milotit në Shqipëri është drejt shuarjes, pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse nga toka dhe mjeteve ajrore.
Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, forcat e ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kurbin.
Ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në neutralizimin e disa vatrave dhe në frenimin e përhapjes së flakëve.
Pavarësisht rrezikut dhe afërsisë me zonat e banuara, zjarri nuk ka prekur asnjë banesë.
Ekipet po vazhdojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura aktive, me qëllim që të parandalohet riaktivizimi i zjarrit.