by
May 20, 2026
1 min read

Zotohet Abdixhiku: Me Osmanin nuk ndahemi për asnjë pozitë

Bashkimi i ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e LDK-së për deputetë, do të jetë afatgjatë.

Kështu ka thënë kandidatja për presidente, Osmani, në një intervistë në DPT te Fidani.

I të njëjtës linjë është edhe kryetari i LDK-së, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Gjithçka e kemi diskutu. Është organike, e vërtetë – nuk është e sforcuar. Ne i besojmë njëri-tjetrit. Unë vërtet i besoj Vjosës. Kur te kuptoni që vërtet bashkimi ynë është për një vizion më të gjatë se një garë elektorale, keni me kuptu pse e kemi besimin e naltë, pse i ndajmë mendimet e njëjta, jo patjetër 100%. Me Vjosën, përveç që e kemi një të kaluar politike bukur të gjatë, pavarësisht dallimeve në kohë, vërtetë e dojmë njëjtë Republikën”, tha Abdixhiku.

E Osmani i ndërhyri me shaka: “Më kritikojke kaniher. Ama pak, shumë pak”.

Abdixhiku tha më tej se të gjitha kritikat ndaj Osmanit i ka bërë publikisht, teksa të dy u pajtuan se “kritika politike është gjëja më normale”.

Më tej, kreu i LDK-së u zotua se me Osmanin “nuk ndahemi për asnjë pozitë”.

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Go toTop