July 28, 2026
1 min read

Zubin-Potok, nën masa sigurie lokacioni i dyshuar për varrezë masive

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Zubin-Potok, ku kanë nisur procedurat e zhvarrimit.

Procesi i tërheqjes dhe identifikimit të eshtrave pritet të zgjasë, ndërsa autoritetet e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në lidhje me rastin, Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, ndërsa ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë pa cenuar procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.

Latest from Blog

Go toTop