December 9, 2025
1 min read

Zyrtari i DASh-it viziton KQZ-në, njoftohet rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Lyn Debevoise, zëvendësdrejtorin për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit për media, Radoniqi e njoftoi Debevoise për përgatitjet që KQZ-së është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim po ashtu thuhet se Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vend.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop