December 30, 2025
1 min read

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Shqipëria një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet në Kosovë për “Kultivim të narkotikëve dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti ishte shmangur drejtësisë.

I dyshuari i është dorëzuar njësive të policisë.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ku i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në fund të njoftimit.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop