Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur përkrahjen e tij për protestat e të rinjve në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për qasjen ndaj kërkesave të protestuesve.
Në një reagim publik, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për gjuhën fyese ndaj protestuesve, presionin ndaj mësimdhënësve dhe mungesën e përgjigjeve ndaj kërkesave të studentëve.
Ai ka vënë në pikëpyetje edhe premtimet për bonuse financiare për pjesëtarët e policisë, duke i krahasuar ato me mungesën e zgjidhjeve konkrete për shqetësimet e të rinjve.
Duke komentuar zhvillimet e fundit, deputeti i VV-së ka ngritur pikëpyetje lidhur me arsyet që kanë nxitur revoltën e rinisë shqiptare.
“E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?”, ka shkruar Kraki.