December 31, 2025
1 min read

“KESCO garanton furnizim me energji elektrike gjatë festave, apelon për kursim

KESCO ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim me energji elektrike për konsumatorët edhe gjatë festave të fundvitit dhe natës së ndërrimit të motmoteve, në përputhje me kushtet aktuale të sistemit elektroenergjetik dhe nivelin e konsumit.

KESCO thekson se ka rritur kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve, duke angazhuar staf shtesë për të ofruar përgjigje të shpejta dhe informim në kohë për çdo situatë të mundshme që lidhet me furnizimin me energji elektrike.

“U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kursejnë energjinë elektrike aty ku është e mundur, sidomos gjatë orëve të pikut. Shfrytëzimi racional i energjisë elektrike kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit dhe në furnizimin e sigurt për të gjithë konsumatorët”.

Kjo kompani njëherësh ka apeluar që energjia elektrike të përdoret me përgjegjësi dhe në mënyrë racionale gjatë kësaj periudhe me konsum të shtuar.

Latest from Blog

Çmimet u rritën për 3.9% në vitin 2025

Çmimet e konsumit gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) u rritën për 3.9%. Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është
Go toTop