by
January 2, 2026
1 min read

Vidhet kasaforta e mbushur me armë, para dhe ari

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas.

Sipas raportit të policisë, ankuesi kosovar ka njoftuar se gjatë periudhës 21.12.2025 – 01.01.2026, në intervalin kohor 21:00–01:00, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë.

Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, si dhe dy orë dore.

Po ashtu, është vërejtur mungesa e DVR-së së kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop