January 2, 2026
1 min read

Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit të vet

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet Akademia Përkujtimore në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci.

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Dimal Basha, në fjalën e tij tha se Daci ishte shembulli i intelektualit që e kuptoi arsimin dhe shkencën jo vetëm si profesion, por si mision kombëtar dhe mjet thelbësor të emancipimit të popullit të Kosovës.

“Nexhat Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, punë të pandalshme, dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm  për interesat e popullit që ai i takonte. Ai ishte shembulli i intelektualit që e kuptoi arsimin dhe shkencën jo vetëm si profesion, por si mision kombëtar dhe mjet thelbësor të emancipimit tonë”, tha Basha.

“Nexhat Daci ishte ndër themeluesit të standardeve më të larta universitare, shkencore në vendin tonë”, u shpreh ai.

Latest from Blog

Go toTop