by
January 5, 2026
1 min read

Adriatik Lapaj poston foto nga spitali: Hajdutët nuk më trembin dot, te sheshi më kanë

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një fotografi nga spitali i Traumës, ku vazhdon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve të tjerë.

Ai ka akuzuar Edi Ramën, ndërsa paralajmëroi se do të kthehet te sheshi posa ta përfundojë trajtimin, raporton A2CNN.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj.

Pas përleshjes, policia njoftoi se ka arrestuar 4 persona dhe ka iniciuar rast për 6 të tjerë.

Ndërsa në spital janë dërguar 5 persona, mes të cilëve Lapaj, dy policë dhe dy protestues.

Përplasja erdhi pasi policia nisi të hiqte tendën e vendosur nga aktivistët e Shqipëria Bëhet pas protestës së zhvilluar gjatë ditës.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop