by
January 5, 2026
1 min read

Krasniqi: Ku është opozita sot, a po bëhet dikush i gjallë pas zgjedhjeve?

Pas fitores së VV-së në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fund të vitit të kaluar, analistët kanë kërkuar përgjigje nga partitë ish opozitare, për rezultatin e tyre që është konsideruar edhe dështim.

Sot në emisionin ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova, gazetari Vullnet Krasniqi, ka shpërthyer ndaj këtyre subjekteve politike për ‘heshtjen’ sikur të mos ishin në Kosovë.

Sipas tij, akterë të PDK-së e LDK-së duhet ta krijojnë një koncept pas këtyre zgjedhjeve, në përballje me Albin Kurtin.

“Ku është opozita? A janë në Kosovë? Rreziku më i madh është rritja e apetitit të kryeministrit, kur e sheh një opozitë të tillë. Apetiti është i rritur për ma shumë numra. Dikush prej LDK ose prej PDK duhet me kriju një koncept që është alternativa e Kurtit. Ku është opozita sot, më 5 janar? A po bëhet dikush i gjallë?” – tha Krasniqi.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop