by
January 6, 2026
1 min read

Familjarët e ‘Beqës’ nga Prizreni të përfshirë në tentim vrasjen e mbrëmshme

Dy persona janë plagosur në Prizren si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Prizren.

Ngjarja erdhi pas konfliktit mes dyja grupeve.

Klankosova.tv mëson se të gjithë të përfshirët në tentim-vrasje kanë të kaluar kriminale.

Po ashtu, Klankosova.tv mëson se në rast janë të përfshirë edhe familjarët e Beqir Hoxhës, “Beqës” nga Prizreni.

Të dyshuarit tashmë po kërkohen nga Policia, ndërsa rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Kujtojmë se Beqa është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprimtarisë së tij të kundërligjshme të fajdes, për çka edhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë vitin e kaluar.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop