January 6, 2026
1 min read

Vrasësit në Kosovë, psikiatri dhe avokatja përplasen: S’po flasim për Kuran, por për ligj

18 vrasje tronditën Kosovën gjatë vitit 2025. Këto raste tragjike ngritën shqetësim të madh për sigurinë publike në vendin tonë.

Pikërisht kjo çështje u diskutua sot në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova në mes të ftuarve.

Psikiatri Sami Rexhepi u shpreh se zakonisht personat që kryejnë vrasje, edhe më parë kanë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Sipas tij, për identifikimin e detajuar, do të duhej të ekzistonte një profil psikik për secilin prej tyre.

“Te vrasjet i kemi vrasje të cilat ndodhin si një veprim impulsiv. Ajo dallon shumë prej një mendje kriminale apo vrasje që është diçka e gdhendur në personalitetin e tij. Të gjithë personat me vepra penale do duhej ta kenë një profil psikologjik që duhet të jetë në dosjen e tyre. Shpesh po na del që shumë vrasës para tyre të kenë plot vepra penale, edhe atëherë çfarë po bëjmë ne? Po i lirojmë dhe po janë pjesë e shoqërisë”, tha Rexhepi.

Tutje, Rexhepi thotë se Kosovës i duhet një institucion më i madh se ai i Psikiatrisë Forenzike, pasi siç thotë ai, ky i fundit ka kapacitet shumë të vogël.

Por me kërkesën e Rexhepit për një profil psikologjik për personat që kryejnë vepra penale, nuk u pajtua avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi.

“Samiu ka qëllim të mirë, por ligji s’e lejon”, tha ajo.

“Nuk po flasim për Kuran, por po flasim për një ligj i cili duhet të adaptohet konform kushteve dhe rrethanave”, i replikoi Rexhepi.

Latest from Blog

Go toTop