by
January 6, 2026
1 min read

Vërshime në Kosovë: IHMK po monitoron situatën 

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth gjendjes së rënduar në vend për shkak të vërshimeve.

Ai tha se si institut, kanë kryer vizita në terren.

“Reshjet më intensive kanë filluar para disa ditëve, në pjesën perëndimore të Kosovës. Ne jemi aktualisht në terren, ku vizituam shumë pjesë, për me pa nga afër situatën”, tha ai.

Ndërkohë, ai tregoi se gjendje e rënduar është paraqitur në Gjakovë, Klinë, përkatësisht pjesa perëndimore dhe ajo qendrore.

Kastrati po ashtu tha se si institut, janë duke monitoruar nga afër gjendjen.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop