January 7, 2026
1 min read

Turbullirat në Ibër-Lepenc pas vërshimeve, këto zona do të kenë reduktime të ujit sot!

Kompania Rajonale KRU Prishtina, ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në disa zona për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura.

Zonat në të cilat priten reduktime janë Fushë Kosova, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë nga ora 10:30 – 17:00.

Këto pjesë do të kenë ujë pastaj nga ora 17:00 deri në 22:00.

Sipas njoftimit, ndikim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.”

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop