by
January 7, 2026
1 min read

Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve 

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për Klan Kosovën, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm.

Ai thotë se për shkak të masave që si komunë kanë ndërmarrë ndër vite, Suhareka nuk është përballur me shumë probleme, përpos disa fshatrave.

“Kemi pasur dëme më së shumti në ekonomi familjare e tokë bujqësore”, tha ai, duke përmendur edhe emrat e fshatrave më të prekur nga vërshimet.

Muharremaj shtoi se ka nisur vlerësimi i dëmeve, dhe pas përfundimit të procesit, të dhënat do t’i dërgojnë në qeveri.

I pari i Suharekës nuk kurseu falënderimet për të gjitha ekipet që u angazhuan me punë të palodhshme që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop