by
January 7, 2026
1 min read

Situata me të reshurat, KEK-u hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Komunës së Obiliqit se, si pasojë e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve të disa rrugëve lokale, ka lejuar hapjen për qarkullim të përkohshëm të rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon përmes zonës së KEK-ut.

Në njoftimin e kësaj korporate thuhet se ky vendim është marrë me kërkesë zyrtare të Komunës së Obiliqit dhe është miratuar nga menaxhmenti i KEK-ut, siç thuhet, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të lëvizjes së qytetarëve deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje emergjente.

Rruga do të jetë e hapur vetëm përkohësisht, deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e kushteve të rregullta të qarkullimit.

“Për informim më të detajuar, në këtë postim është publikuar edhe harta orientuese, ku është e shënuar qartë rruga e lejuar për qarkullim. KEK Sh.A. falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon respektimin e udhëzimeve të sigurisë gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop