by
January 7, 2026
1 min read

FSK mbështet zonat e prekura nga vërshimet

Forca e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës.

Me urdhër të Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës.

“Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop