January 9, 2026
1 min read

Hamza: Besimi i qytetarëve dëshmon forcën e PDK-së në një garë të vështirë dhe të pabarabartë

Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 192,407 vota, duke u renditur e dyta në garën zgjedhore.

Hamza, falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi përgjegjësinë që vjen me këtë mbështetje.

“Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe.Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson.Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik.”, shkruan mes tjerash Hamza.

Latest from Blog

Go toTop