January 12, 2026
1 min read

Asamblisti i LDK-së në Vushtrri jep dorëheqje pas humbjes së vendit të punës si mësimdhënës

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Ramadan Parduzi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, si pasojë e “një qasjeje të padrejtë dhe jo transparente nga institucionet komunale dhe ato qendrore”.

Sipas tij, ky vendim vjen pasi nuk është njoftuar paraprakisht se duhej të zgjedhte mes ushtrimit të mandatit si anëtar i Kuvendit Komunal dhe vazhdimit të punës së tij si mësimdhënës.

“Mosruajtja e vendit tim të punës në Shkollën e Mesme të Ulët 1 (SHMU1), pa sqarim dhe pa bazë të qartë ligjore, më vuri përballë një fakti të kryer dhe më detyroi të marrë këtë vendim të vështirë”, tha ai.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop