January 12, 2026
1 min read

Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një deklaratë të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kishte theksuar angazhimin e vazhdueshëm pesëvjeçar në mbrojtje të Kosovës dhe kundër propagandës së Serbisë.

Në fjalimin e saj, Osmani pati poshtë deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si plotësisht të pavërteta.

“Qartësisht, ajo që presidenti Vuçiq ka deklaruar është plotësisht e rreme. Do të doja t’ju ftoja të gjithëve, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që të vizitoni Republikën e Kosovës për të parë vetë përparimin që kemi bërë dhe demokracinë që po lulëzon. Më pas, ju vetë mund të vendosni nëse do t’u besoni syve tuaj apo gënjeshtrave të tij.”

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop