January 13, 2026
1 min read

Rama viziton familjen të cilës iu vërshua shtëpia pas reshjeve të shiut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar një familje, shtëpia e të cilëve është vërshuar si pasojë e të reshurave të shiut.

Në një prononcim për media, Rama bëri të ditur se në këtë familje kishte një foshnje të porsalindur, derisa shtoi se po bëhet gjithçka që të iu dilet në ndihmë.

“Sapo vizituam një familje, e cila kishte një foshnje të porsalindur, me vete kishim një ambulancë për të ndihmuar nënën, kemi edhe banesën me qira për t’i ndihmuar familjes për një periudhë gjashtëmujore”, tha ai.

Në ndërkohë, ai foli edhe për gjendjen e rrugëve në kryeqytet, pas të reshurave të borës e temperaturave të ulëta.

“Rrugët në Prishtinë për momentin janë të gjitha të kalueshme. Temperaturat janë shumë të ulëta, dhe ka ngrica, megjithatë ekipet i kemi në terren”.

Latest from Blog

Klopp: Gjithçka nuk është në rregull me Realin

Jürgen Klopp, hodhi poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të stolit të trajnerit të klubit madrilen. Pas shkarkimit të Xabi Alonsos, Klopp dhe Zinedine Zidane u konsideruan si kandidatët kryesorë, por asnjëri
Go toTop