January 13, 2026
1 min read

“Rezervat shtetërore”, Rozeta Hajdari del sot para gjykatës

Në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca fillestare në rastin e njohur si ai i “Rezervave shtetërore”, që lidhet me dyshimet për korrupsion.

Në këtë seancë, para trupit gjykues do të paraqiten ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe të akuzuarit e tjerë, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Latest from Blog

Klopp: Gjithçka nuk është në rregull me Realin

Jürgen Klopp, hodhi poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të stolit të trajnerit të klubit madrilen. Pas shkarkimit të Xabi Alonsos, Klopp dhe Zinedine Zidane u konsideruan si kandidatët kryesorë, por asnjëri
Go toTop