January 13, 2026
1 min read

Ky është personi që tentoi t’i vras avokatin shqiptar dhe dy serbët në Deçan

Plagosja e trefishtë në një lokal të Deçanit mbrëmë pas mesnate ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë Rajonale në Pejë për hetimin e rastit, që çoi në arrestimin e një personi të dyshuar për tentim vrasje.

Tre personat që u qëlluan me armë zjarri janë një avokat shqiptar dhe dy serbë – ndërsa motivi i incidentit akoma nuk është bërë i qartë,.

I dyshuari që përfundoi në ndalim policor është Ismet Zukaj, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën penale ‘vrasje e mbetur nё tentativё’.

Zukaj ka shkrepur në drejtim të viktimave, të cilët janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal nё Pejё, e më pas dy prej tyre janë transferuar në QKUK.

Nga i dyshuari, në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar një armë me karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.

Latest from Blog

“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani. Në Fjalorin
Go toTop