January 13, 2026
1 min read

Rashiq: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë

Me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura në Kosovë më 28 dhjetor 2025, do të hapet rruga për konstituimin e Kuvendit dhe më pas për formimin e përbërjes së re të Qeverisë së Kosovës.  “Tani nuk ka pengesa që kanë ekzistuar më parë”, deklaroi Nenad Rashiç, kryetar i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”.

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, sipas vlerësimit të Nenad Rashiçit, mund të ndodhin brenda një dite, sepse, siç thekson ai, “tani nuk ka pengesa që kanë ekzistuar më parë”.

“Tani jemi në një situatë ku Vetëvendosje është fitues absolut, ka shumicën dhe, në këtë rast, me komunitetet pakicë mund të ketë 65, ndoshta edhe më shumë deputetë. Hipotetikisht, ata mund të kenë me siguri 68, që është shumicë; tani varet prej tyre nëse ka nevojë për parti të tjera politike”, tha ai në RTK2.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rašićit fitoi një vend në Kuvendin e Kosovës dhe ruajti statusin e partisë parlamentare.

“Me shumë gjasë Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë me komunitetet, gjë që është parë edhe më herët. Edhe Qeveria e mëparshme ishte e një kalibri të tillë”, tha ai.

Duke komentuar faktin se me iniciativën e tij Qeveria e Kosovës e ka zgjatur mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave deri më 21 mars të këtij viti, Rashiç theksoi se në mandatin e ardhshëm do të punojë në forcimin e kapaciteteve individuale të të gjithë qytetarëve, duke rikujtuar se është paraparë një program për 1.000 praktikantë të rinj nga profesione të ndryshme.

Latest from Blog

“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani. Në Fjalorin
Go toTop