January 13, 2026
1 min read

Arratisja si në filma në Durrës, momenti kur i burgosuri me rrezikshmëri të lartë zhduket

Altin Ndoci, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri është arratisur nga reparti Infektiv në Spitalin e Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Siç raporton Top Channel, Ndoci, fillimisht ishte përleshur me zyrtarët policorë që e shoqëronin, njërin prej të cilëve e ka goditur me grusht.

Më pas, ka përfituar nga momenti dhe është larguar me shpejtësi nga spitalit.

Ndoci dyshohet se është arratisur me një automjet Audi të bardhë, veturë kjo që ishte duke pritur në parkingun e spitalit.

Policia e Shtetit tashmë ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

39-vjeçari raportohet se është i akuzuar për katër vrasje.

Tashmë kanë dalë edhe disa pamje, ku Ndoci shihet duke ikur. 

Latest from Blog

Si ju duket Dolce me pamjen e saj të re?

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce ka ndryshuar pamjen. Këtë gjë e ka bërë vetëm përkohësisht, duke vendosur një parukë. “Banore e re”, është shprehur ajo me shaka.
Go toTop