January 14, 2026
1 min read

Sorensen për dialogun: Do të gjejmë mënyrën se si palët të ulen dhe të flasin

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është deklaruar para mediave.

Emisari tha se shpreson që viti 2026 do t’i japë Kosovës atë që nuk ia dha viti që shkoi.

“Urime Viti i Ri dhe urime për zgjedhjet. Presim të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Shpresojmë që viti 2026 të na jap atë që viti 2025 nuk na e dha”.

Sa i përket ecurisë së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Sorensen nuk dha shumë detaje.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë që të dyja palët të ulen dhe të flasin”, tha ai.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop