by
January 14, 2026
1 min read

Ambasadorët evropianë i shkojnë Kurtit në zyrë, kërkohet ratifikimi i disa marrëveshjeve

Ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, në krye me ambasadorin Aivo Orav, kanë shkuar në qeveri, për t’u takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Diskutimi i fokusua në procesin zgjedhor dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me planin  e rritjes.

Ambasadori Orav u shpreh se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës, në integrimin evropian.

“Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë.

Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me Planin e Rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian” shkroi Orav, në “X”.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop