Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Haradinaj, ai e njoftoi Sorensesin për qëndrimin e partisë së tij për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Ndërkohë, i pari i AAK-së tha se ka shprehur vlerësimin e tij ndaj Sorensenit dhe BE-së.
“Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon”.
“E njoftova z. Sorensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.