January 14, 2026
1 min read

Mafia e drogës goditet në Spanjë, 5 shqiptarë të arrestuar

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle nën dyshimet për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua në Portin e Vigos, ku policia spanjolle, në bashkëpunim me Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore, sekuestroi rreth 200 kilogramë kokainë.

Sipas mediave spanjolle, sasia e drogës u zbulua brenda një kontejneri në një anije mallrash që mbërriti në orët e fundit në port. Anija kishte udhëtuar nga Amerika e Jugut dhe ishte pjesë e të ashtuquajturës “rruga e frutave”, një itinerar i njohur tregtar që shpesh shfrytëzohet edhe për trafik të paligjshëm.

Autoritetet kishin informacion paraprak dhe po monitoronin mbërritjen e anijes, duke dyshuar për praninë e një ngarkese të paligjshme, çka çoi në ndërhyrjen dhe sekuestrimin e drogës.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji në Portin e Vigos. Rreth një vit më parë, policia spanjolle bllokoi hyrjen e 1,250 kilogramëve kokainë të lidhur me mafinë shqiptare. Droga kishte ardhur nga Ekuadori me anije kontejnerësh dhe në atë operacion u arrestuan nëntë persona, shqiptarë dhe belgë.

Hetimet për rastin e fundit vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar rrjetin e plotë kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Latest from Blog

Go toTop