January 15, 2026
1 min read

“Diskutuam që 2026-a të sjellë rezultate të prekshme”, thotë Sorensen për takimet e djeshme në Kosovë

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen ka komentuar vizitën e djeshme në Kosovë ku u takua me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në platformën X, theksoi se në Prishtinë pati diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm të dialogut të Brukselit.

“ I lumtur që jam kthyer në Kosovë! Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës”.

“ Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin në të ardhmen e Kosovës në BE”, ka shkruar ai.

Zyrtari i BE-së, gjatë vizitës së të mërkurës, u takua edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Latest from Blog

Ec pak, jeto më gjatë, ja çfarë thotë shkenca

Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Lancet” sugjeron se edhe një shëtitje e shkurtër ditore mund të ulë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme. Studimi u udhëhoq nga shkencëtarë të
Go toTop