Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka vendosur sot lule në Reçak.
Ai nderoi 45 viktimat e masakrës së 27 vjetëve më parë atje.
“Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi lule në Reçak në nderim të 45 civilëve të pafajshëm të vrarë 27 vjet më parë. Këtu, si kudo tjetër, Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade.