by
January 15, 2026
1 min read

E dhimbshme: Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren

Mesnatën e së enjtes, një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në Prizren.

Policia bëri të ditur për Klankosova.tv se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 55-vjeçare, me iniciale A.S., me profesion taksist.

I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me veturën e parkuar në një vendparkim të rezervuar për Taxi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop