January 16, 2026
1 min read

“Presidenti është serioz…”, i dërguari i Trumpit planifikon të shkojë në Grenlandë

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, në Grenlandë tha se planifikon të vizitojë territorin danez në mars dhe se beson se mund të arrihet një marrëveshje.

“Unë besoj se duhet dhe do të arrihet një marrëveshje sapo të përfundojë kjo situatë”, tha Jeff Landry për Fox News në një intervistë të premten, ndërsa një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë do të takohej me udhëheqësit e Grenlandës dhe Danimarkës.

“Presidenti është serioz. Mendoj se i ka vendosur shenjat. I ka thënë Danimarkës se çfarë kërkon dhe tani është çështje që Sekretari (i Shtetit Marco) Rubio dhe Zëvendëspresidenti JD Vance të arrijnë një marrëveshje.”

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop