January 19, 2026
1 min read

KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, shtohen kapacitetet në QNR

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve rinumërimi do të përfshijë të gjitha vendvotimet, 2 mijë 557 sosh, në të cilat më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar votimi i rregullt.

Elezi u shpreh është shtuar numri i ekipeve të numërimit dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të 1 mijë e 947 vendvotimeve mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 19 janar 2026, ora 16:00) në QNR janë rinumëruar 610 vendvotime. Pra, gjatë ditëve në vazhdim, në përgjithësi do të rinumërohen 1,947 vendvotime”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është shtuar numri i ekipeve të numërimit. Aktualisht, janë 38 ekipe të tilla vetëm gjatë një ndërrimi pune, pra 76 gjithsej. I gjithë procesi i rinumërimit të 1,947 vendvotimeve / kutive të votimit, mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë”, është shprehur Elezi.

Latest from Blog

Go toTop