January 20, 2026
1 min read

Kush fitoi e kush humbi vota në LVV pas rinumërimit të deritashëm?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Ky proces ka nxjerr na pah parregullsi dhe devijim të vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo situatë ka bërë që shumica e kandidatëve për deputetë të fitojnë apo të humbin vota. Por si qëndron situate në Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti nga rinumërimi i deritashëm i janë hequr 168 vota.

Me minus të votave janë edhe Ejup Maqedonci(-169 vota), Artan Abrashi(-244 vota),Valon Ramadani(-411 vota) dhe Arbër Rexhaj(-632 vota)

Ndërsa votat pas rinumërit të deritashëm i janë shtuar më së shumti Hajrulla Çekut me 183 vota dhe Hekuran Muratit 124 vota.

Latest from Blog

Vikend i vranët në Kosovë, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. Sipas njoftimit, vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. “E
Go toTop