January 21, 2026
1 min read

Homazhet, Basha: Rugova mbetet ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka bërë homazhe te varri t ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes.

Ai pas homazheve theksoi se Rugova mbetet ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar.

“Një meritë e jashtëzakonshme i takon presidentit Rugova edhe për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh që asokohe pak kush dinte se ku ndodhet Kosova, dhe ai arriti të depërtojë në qendra kryesore botërore, duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare dhe në nanën tjetër duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar që po ushtrohej atje”, tha mes tjerash Basha.

Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, homazhe tek varri i tij ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Latest from Blog

Vikend i vranët në Kosovë, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. Sipas njoftimit, vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. “E
Go toTop