Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të hënën mund të ketë kolona kamionësh në hyrje të Republikës së Kosovës, nga territori i Maqedonisë së Veriut.
Sipas QKMK-së, kjo parashihet të ndodhë si pasojë e një proteste që do të organizohet nga shoqata e transportuesve, me fillim nga ora 12:00.
“Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.
Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në njoftim.