January 23, 2026
1 min read

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Sipas prokurorisë, kjo po bëhet në kuadër të kompetencave të saj ligjore, e cila është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”.

Latest from Blog

Vikend i vranët në Kosovë, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. Sipas njoftimit, vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. “E
Go toTop