January 23, 2026
1 min read

Presion institucional në Luginë: Flamuri kombëtar çon kreun e Këshillit të Shqiptarëve në gjykatë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi ka njoftuar se është ftuar nga gjykata, për shkak se në institucionin zyrtar të shqiptarëve u vendos flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi tha se po vazhdon ndjekja për flamurin kombëtar, teksa shtoi se kjo është dëshmi e qartë se presioni institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdon.

“Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore. Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Ai tha se ky veprim përbën një tjetër dëshmi të mohimit të së drejtës për shprehje të lirë të identitetit kombëtar dhe vazhdimit të përndjekjes politike ndaj shqiptarëve.

“Serbia mbetet i vetmi shtet në Ballkan që, përmes ligjeve diskriminuese, pengon përdorimin e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare, një praktikë që bie ndesh me standardet evropiane dhe të drejtat themelore të njeriut. Përdorimi i Flamurit nuk është krim. Identiteti jonë nuk mund të gjykohet. Të drejtat nuk falen nga komoditeti i shumicës, e as nga pragmatizmi i të tjerëve. Ato mbrohen nga këmbëngulësia jonë”, ka shkruar Kamberi.

Latest from Blog

Vikend i vranët në Kosovë, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me interval me diell. Sipas njoftimit, vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. “E
Go toTop