Këtë të hënë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyhaun.
Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today”, analisti Ardian Zeqiri tha se Rama mban një raport shumë të mirë me Izraelin.
“Unë mendoj se zotëri Rama ka mbajtur raporte jashtëzakonisht të mira me shtetin e Izraelit, me Netanyahun. Të mos harrojmë se Shqipëria ka qenë një ndër shtetet të pakta që ka ofruar territorin e saj për udhëheqësit opozitar iranian”, tha Zeqiri.
Nga ana tjetër, njohësi i Lindjes së Mesme, Avni Çakmaku tha se Rama është duke u qasur ndaj Izraelit në një formë që as shtetet me më ndikim nuk e bëjnë.
“Shqipëria, ose Edi Rama në këtë rast është prej atyre liderëve të paktë të cilët qasjen ndaj Izraelit e bën në një formë që edhe shtetet që janë goxha më të fuqishme dhe me më ndikim, kanë kujdes në krijimin e këtyre raporteve”, tha Çakmaku.