by
January 26, 2026
1 min read

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin e ri slloven: Marrëdhëniet me Slloveninë mbeten prioritet i Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Kryetari i LDK-së vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

“Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Arrestohen katër persona për grabitje në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë. Falë veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra
Go toTop