January 28, 2026
1 min read

Kandidatët me vota të shtuara do të hetohen, thotë Pula

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se kandidatët të cilëve u janë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve, varësisht nga deklarimet që do t’i japin komisionerët dhe kryesuesit.

Në konferencën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota në Malishevë, ajo theksoi se fillimisht duhet të sigurohen prova nëse komisionerët apo kryesuesit kanë vepruar me nxitje apo ndikim nga ndonjë deputet për t’ua shtuar votat kandidatëve.

“Mënyra e shtimit të votave të një kandidati për t’u bërë deputet bëhet me dashje”, tha ajo.

“Kandidatët që iu kanë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë që do ta trajtojmë, varësisht prej intervistave që na vijnë dhe deklarimet të komisionerëve dhe kryesuesve, ngase duhet të sigurojmë prova se vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet që t’ia shtojë votat dhe mënyrën pse i janë shtuar. Se si është bërë që gjatë hetimeve nga sot e deri në përfundim, që të vazhdojmë më tutje. Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit që ka. Vetëm të kemi prova të mjaftueshme”, deklaroi Pula në konferencë.

Latest from Blog

Moti: Vranët dhe me diell

Sot, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18
Go toTop