January 28, 2026
1 min read

Mbyllet procesi i rinumërimit në 32 komuna

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është myllur procesi i rinumërimit të votave në 32 komuna.

Elezi tha se kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë gjashtë komuave tjera.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 32, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë 6 komuave tjera”, tha Elezi.

Latest from Blog

Moti: Vranët dhe me diell

Sot, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18
Go toTop