January 28, 2026
1 min read

15 të ndaluarit për dallavere me vota në Malishevë sonte përballë gjyqtarit për paraburgim?

Kryekomisionerët e Malishevës të ndaluar për 48 orë mund të dalin sonte përballë gjyqtarit të procedurës paraprake, në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Po shqyrtohen mundësitë që sonte të mbahet seanca, pas kërkesës që ky institucion e ka drejtuar ndaj gjykatës respektive.

Akoma nuk dihet nëse do të kërkohet paraburgim ndaj 15 kryesuesve, të cilët u intervistuan sot dhe ndodhen në stacion policor.

Burimet e Klanit kanë bërë me dije se edhe 3 të tjerë janë objekt hetimi, që në total i bie 18 kryekomisionerë.

Përveç kryesuesve, sot janë marrë në pyetje edhe 43 komisionerë, ndaj të cilëve nuk është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Latest from Blog

Moti: Vranët dhe me diell

Sot, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18
Go toTop