January 30, 2026
1 min read

Del para gjykatës arsimtari që e bëri ‘haram’ me fe, flamurin kombëtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-mësimdhënësit e shkollës fillore “Xhemaj Mustafa” të kryeqytetit u panë për herë të parë përballë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, njëri si i akuzuar, tjetra si dëshmitare.

Muhamet Hajredinaj, mësuesi që dyshohet se hodhi flamurin kombëtar në shportën e mbeturinave, u përball me ish-kolegen e tij, Margareta Shabani, e cila deklaroi se ngjarjen e ka parë me sytë e saj.

Sipas dëshmitares, ngjarja që ndodhi më 27 nëntor të vitit 2024, në pushimin pesëminutësh mes orës së parë dhe të dytë, i shqetësoi tej mase nxënësit.

Në Gjykatë, sot u vendos se fjalët përfundimtare për këtë rast të jepen më 9 shkurt.

Latest from Blog

Go toTop