Deklaratat përmbyllëse në gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të të tjerëve do të fillojnë më 9 shkurt.
Më 9 shkurt do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, e cila do të vazhdojë edhe më 10 shkurt, së bashku me deklaratën përmbyllëse të Mbrojtjes së Viktimave.
Më 11 shkurt, është planifikuar deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, ndërsa ajo e Veselit do të vazhdojë edhe më 12 shkurt.
Në të njëjtën ditë do të paraqitet edhe deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Rexhep Selimit, e cila do të vazhdojë edhe të premten, më 13 shkurt, ditë kur do të nisë edhe deklarata përmbyllëse e Jakup Krasniqit.
Ky i fundit, do të vazhdojë edhe më 16 shkurt.
Në po të njëjtën datë, është paraparë që Trupi Gjykues të parashtrojë pyetje.
Aktakuza fillestare ndaj katërshes së UÇK-së, u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe më pas u ndryshua më 3 shtator 2021, më 29 prill 2022 dhe më 30 shtator 2022.