February 3, 2026
1 min read

Koalicioni me Vetëvendosjen në Mitrovicë: Emërimi i drejtorit hidhëron LDK-në 

Koalicioni i LDK-së dhe VV-së në Mitrovicë po kalon nëpër një krizë për shkak të emrit se kush duhet të jetë drejtori i Kulturës.

I pari i Mitrovicës, Faton Peci e emëroi Gazmend Asllanin, pozitë kjo të cilën e synoi edhe kryetari i LDK-së atje, Gëzim Plakolli.

Kjo u bë mollë sherri, anise Asllani ishte i LDK-së, dega e së cilës vendosi të dalë nga koalicioni.

E Plakolli që u takua me Pecin sot, krejt këtë e quan veç negocim.

Latest from Blog

Go toTop