Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Departamentin Amerikan të Shtetit ka takuar Daniel J. Lawton, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se Lawton e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Amerikës për Kosovën.
“E falënderova z. Lawton për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, nga liria jonë deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore”.
“Theksova se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik”, shkroi Haradinaj.